INSTITUCIONET NUK I PËRGJIGJEN FAMILJES MARKU NË RRAGAM. Kanë kaluar 6 vite që nga ndërtimi i linjës së interkonjuksionit Tiranë-Podgoricë dhe ende pjestarët e familjes Marku nga Rragami i Gurit të Zi nuk kanë marrë shpronësimet sepse pengohen nga ALUIZNI që nuk ka kryer ende procesin e legalizimit ndonëse ky proces duhej përshpejtuar sipas urdhërit të ish-kryesministrit Sali Berisha që në 2009-ën.

Kel Marku fajëson edhe OST-në. Nuk është dakord me shumën e dhënë për shpronësim sepse është nën çmimin e tregut ndërsa toka ku është ndërtesa nuk është vlerësuar. OST nuk ka kthyer as përgjigje për disa kërkesa që familja Marku ka bërë në rrugë zyrtare. Sa i përket tokës, zgjidhje sipas Kel Markut nuk jep as hipoteka sepse për të njëjtin truall ka mbivendosje ku pronarë të tokës dalin dy –tre persona. Kel Marku tregon edhe një histori mbi rrezikun e të jetuarit nën linjën e tensionit të lartë. Si shkak i këtyre problemeve nga linja e interkonjuksionit Tiranë-Podgoricë familja Marku që nga viti 2009-të jeton me vështirësi duke mos gjetur një zgjidhje në asnjë prej institucioneve.