Policia e Shtetit vlerësohet nga SELEC, me Çertifikatë Nderi.

Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO, priti dje në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të SELEC Z.Toni JAKOMOVSKI, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet agjensive ligjzbatuese të vendit tonë dhe Qendrës për Zbatimin e Ligjit në Europën Juglindore SELEC, në luftë kundër Krimt të Organizuar dhe Terrorizmit. Z.Toni JAKOMOVSKI i ka dorëzuar Drejtorit të Policisë së Shtetit Z. Haki ÇAKO, çertifikatën e nderit me motivacion “Në mirënjohje për arritjen e rëndësishme në luftën ndërkombëtare kundër Krimit të Organizuar”, për pjesëmarrjen dinjitoze në operacionin “Balkan”, i cili është vlerësuar si më i suksesshmi në Europën Juglindore për vitin 2016, në mes shumë operacionesh të tjera. Z.JAKOMOVSKI ka falëndëruar z.Çako për kontributin e tij personal si dhe për pjesëmarrjen aktive të strukturave Policore Shqiptare në hetime të përbashkëta me vendet e rajonit, veçanërisht në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të narkotikëve. Drejtori i Policisë së Shtetit z. ÇAKO, ka falënderuar Drejtorin e SELEC për këtë vlerësim që i është bërë Policisë Shqiptare. “Akordimi i kësaj çertifikate tregon më së miri besimin që kanë partnerët tek Policia e Shtetit. Bashkëpunimi me SELEC dhe me të gjithë partnerët tanë, është me shumë rëndësi, qoftë në luftë kunër krimit të organizuar , ashtu edhe në luftë kundër terrorizmit, në interes të sigurisë në rajon e më gjerë”. Në vijim Z.JAKOMOVSKI ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda Drejtues i Lartë Ardian ÇIPA, ku ka shprehur vlerësimet maksimale për bashkëpunimin midis autoriteteve Policore Shqiptare dhe SELEC, i cili gjatë këtij viti ka qenë shumë i suksesshëm në luftën kundër krimit të organizuar, në veçanti në luftën kundër trafiqeve të paligjshme dhe trafikimit të paligjshëm të lëndëve narkotike. Gjithashtu në takimin e zhvilluar me Drejtorin e Antiterrorit në Policinë e Shtetit Gledis NANO, Drejtori i Përgjithëm i SELEC theksoi shkëmbimin në vazhdimësi të informacioneve të ndërsjellta në funksion të procedimeve penale në ndjekje, si dhe në marrjen e masave të përbashkëta duke koordinuar veprimet në kryerjen e operacioneve dhe hetimeve të përbashkëta kundër aktiviteteve kriminale e terroriste. Gjatë këtij viti, falë mbështetjes së SELEC, janë realizuar një numër i konsiderueshëm takimesh për shkëmbimin e informacioneve në funksion të procedimeve penale në ndjekje. Policia e Shtetit Shqiptar ka numrin më të madh të pjesëmarrjes në hetime të përbashkëta në Evropën Juglindore për vitin 2016 SELEC ka treguar se është platforma më e mirë për shkëmbimin e informacionit në kohë reale, koordinimin e hetimeve të përbashkëta dhe finalizimin me sukses të operacioneve rajonale në Evropën Juglindore. ** Në vijim: Operacioni ndërkombëtar antidrogë “BALLKAN”, në Shqipëri, Maqedoni, Greqi dhe Bullgari i finalizuar në Korrik 2016, ku janë arrestuar 30 persona dhe 23 u shpallën në kërkim që çoi ne sekuestrimin e: – 27 kg Heroinë, 2 kg Kokainë, 184 kg Marijuanë, 38000 EURO, 1,5 milion Lekë, 4 automatikë, 68 aparate celulare. Vlen të përmendet fakti se ky operacion është vlerësuar dhe në raportet e SELEC dhe është cilësuar si operacioni më i mirë dhe i suksesshëm në të gjithë rajonin.

Artikulli paraprakNGA DRONI TE BIZNESI, SHQIPTARË E SERBË BËJNË MARRËVESHJE EKONOMIKE
Artikulli tjetërINVESTIMI NË XHABIJE, BANORËT NË PROTESTË