Bashkia e Shkodër ka nisur punën për pastrimin e bregut të liqenit nga Ura e Vjetër e Bunës deri në Zogaj.

Punonjës të Bashkisë janë angazhuar për të pastruar territorin nga shkurre dhe inerte, të cilat janë hedhur në këtë zonë prej kohësh.

Ndotja e liqenit të Shkodrës është një problem që ka prekur shumë qytetarë të cilët bëjnë shëtitje apo kalojnë çaste ndryshe gjatë pasditeve.

Shpesh herë banorë të asaj zone por edhe kalimtarët e rastit kanë shprehur shqetësimet e tyre për ndotjen e liqenit ndërsa vlerësojnë çdo aksion për pastrimin e tij.

Nga ana tjetër ajo që kërkohet është një projekt serioz për të bërë të mundur ndryshimin total të situatës në liqenin e Shkodrës si shkak i hedhjes së mbeturinave apo ujërave të zeza duke qenë se ka nisur të frekuentohet edhe nga turistë të shumtë që vijnë nga shtete të ndryshme.

 

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE