Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me Shoqatën e Invalidëve Para& Tetraplegjikëve të Shqipërisë- dega Shkodër, kanë organizuar një aktivitet sensibilizues me personat me aftësi ndryshe, në mjediset e palestrës së shkollës “Ali Laçej”.

Në bashkëpunim me këtë organizatë , Bashkia Shkodër po punon për të ofruar sa më shumë shërbime për njerëzit me aftësi të veçantë, për promovimin dhe mundësimin e zhvillimit të aktiviteve sociale, kulturore dhe sportive për personat me aftësi ndryshe, për gjithpërfshirje dhe integrim.

Dita Botërore e Personave me Aftësi Ndryshe, synon ndërgjegjësimin e institucioneve, shoqërisë civile, donatorëve, por edhe të mbarë komunitetit për t’u bërë pjesë dhe për t’u përfshirë në proçesin e integrimit të personave me aftësi ndryshe në jetën politike, sociale, ekonomike e kulturore.