OMI: KJO MARRËVESHJE DO TË SJELLË ZHVILLIMIN E TË DY QYTETEVE. Bashkia e Shkodrës ka firmosur një memorandium bashkëpunimi me Komunën e Drenasit të Kosovës. Nënkryetari i Bashkisë Ahmet Omi priti një pjesë të drejtuesve dhe administratës së komunës së Drenasit për të prezantuar strategjinë e zhvillimit të Bashkisë Shkodër. 

Përfaqësia e Komunës së Drenasit drejtohej nga Skënder Hasi, drejtor i zhvillimit ekonomik në atë komunë i cili tha se ky memorandium do të sjellë një zhvillim për Shkodrën dhe Drenasin.Për disa orë me radhë përfaqësues të Bashkisë Shkodër por edhe të Bashkisë së Drenasit kanë shkëmbyer eksperiencat si dhe kanë paraqitur strategjitë e zhvillimit për të ardhmen.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/wEFD3pBhgb8″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]