RUS, ZDRALE, TREGU USHQIMOR – NJË TURP .

Kushtet ne te cilat tregtohen produktet ushqimore ne qytetin e Shkodres lene per te deshiruar. Star+ disa here ne kronikat e tij ka pasqyruar kushtet e tregtimit te artikujve ushqimore ne tregje te ndryshme te qytetit. Tregu i rusit nje nga tregjet me te medhenj ne qytetin e shkodres ofron per konsumatoret nje shumellojshmeri produktesh te mishit, bulmetit, peshkut dhe fruta-perime por kushtet ne te cilat tregtohen jane vertet jashte cdo standardi dhe norme te lejuar per tregtimin e  tyre. Perveq problemit te kushteve te tregtimit shume tregtare ambulante kane bllokuar trotuaret e rruget duke penguar keshtu kalimin e kembesoreve po njekohesisht te automjeteve. Gjithashtu keto tregtare mbetjet i hedhin te gjithe ne mes te rruges. Ajo qe duhet theksuar eshte veshtiresia qe hasi kamera e star+ nga tregtaret per te filmuar. Megjithese ato vete jashte kameres tregojne se nga varferia detyrohen te dalin ne rruge e te shesin e sigurisht qe edhe ata do donin kushte me te mira per tregtimi. Kjo panorama krijohet prej vitesh, cdo dite ne kete pjese te qytetit e megjithate Bashkia ende nuk ka marre asnje mase per zgjidhjen e kesaj situate kaotike megjithese para pak kohesh keshilli I bashkise perfshiu ne buxhetin e saj rikonstruksionin dhe sistemimin e ketij tregu ende asgje nuk eshte bere dhe interesimit te medias Bashkia i pergjigjet se jemi gjate procedurave te tenderimit. E njejta situate eshte edhe ne tregun e Sdrales, ku tregu I krijuar para pak vitesh nga Bashkia u demtua nga Debora dhe prej vitesh tregtaret kane zbarkuar ne rruge. Prandaj paraqitet emergjente qe Bashkia dhe AKU te nderhyje me veprime konkrete ne zgjidhjen e kesaj situate per ti siguruar cdo konsumatori ushqime cilesore dhe te parrezikshme perpara se gjendja te degradoje ne epidemic te mundshme.