MBETEN PËR TU DISKTUAR DETAJET E KONTRATËS E MIRATIMI NGA PREFEKTI .

Bashkia e Shkodrës mbetet në pritje të përfaqësuesve të kompanisë zviceriane “Gea Sport” për të nënshkruar kontratën. Ditën e mërkurë është pritur që të vinin në shkodër përfaqësuesit ligjorë të kompanisë që do të marrë përsipër drejtimin e ekipit të Vllaznisë për dy sezonet e ardhshme. Sicc mësohet nga burime pranë bashkisë së shkodrës mbeten për t’u disktuar vetëm pak detaje për nënshkrimin e saj. Duke u ndalur tek rruga që do të ndiqet deri në përfundim të akt-marrëveshjes, pas miratimit të Këshilltarëve të Bashkisë,  do të ketë dhe dy hapa të tjerë për t’u plotësuar përfun dimisht marrëveshja. Hapi i parë është arritja e akordir mes dy palëve, ndonse parimisht pothuajse ccdo gjë është e përfunduar. Por sic mësohet nga burime të sigurta mund të ketë ndonjë kërkesë specifike për pjesën financiare. Përvecc kësaj, kjo marrëveshje do ti kalojë më pas për shqyrtim institucionit të Prefektit të  Qarkut Shkodër. Ky institucion do të studiojë në qoftëse kontrata është ligjore apo jo. Më pas veprimi i fundit do të jetë prezantimi dhe nënshkrimi i këtij draft-bashkëpunimi përpara Këshilltarëve e mediave. Deri tani nuk ka asnjë veprim konkret madje dhe kontrata e prezantuar nuk ka një ligj që bazohet. I vetmi sqarim që vjen ka të bëjë me faktin se Bashkia e  Shkodrës që mban presidencën e ekipit, do ti japë të drejtat e plota kompanisë zviceriane për të administruar K.F Vllaznia sh.a dhe marrëveshja mes tyre nuk quhet një kontratë por draft-marrëveshje  për administrimin e klubit futbolli Vllaznia. Tashmë vetë situata në kampin shkodran duket plotësisht në ajër. Nga njëra anë Bashkia pret përfaqësuesit e kompanisë Gea Sport për firmosjen e marrëveshje, e nga ana  tjetër mbetet për tu parë funksionimi ligjor i kësaj kontrate.