Perplasja mes bashkise se qeverise vijon prej 3 javesh per shkak te moshshpalljes se gjendjes se emergjences civile.Kete here perballja mes ketyre dy te fundit ka qene ne informacionin mbi siperfaqen e permbytur deri ne keto momente.

Bashkia Shkoder ka pergenjeshtruar Ministrine e Mborjtjes ne lidhje me faktin se kemi renie te nivelit te ujit me rreth 10-15 cm.Sipas informacionit te bashkise, ashtu si diten e djeshme vijojne te jene nen uje 5003 ha toke ne qarkun e Shkodres.

Ne njesine administrative Dajc jane nen uje 1795 ha.Janë mbi 300 shtëpi te rrethuara nga uji. Kërkohet furnizim me ujë te pijshëm për banoret ne menyre te vazhdueshme.Ne njesine Administrative Ana e Malit jane te permbytura 1300 ha.Lagjia Gorice është totalisht e izoluar dhe jane 177 shtëpi te rrethuara nga uji.

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 1280 ha tokë e përmbytur .Stacioni i pompave te Ujësjellësit ne Trush si pasoje e përmbytjeve është jashtë funksionit.Janë 100 shtëpi te rrethuara nga uji. Ka mungesa te energjise elektrike pothuajse ne te gjitha fshatrat.

Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 410 Ha tokë :
Në fshatin Luarz del uji nën argjinaturë. Ndërsa ne atë te Çasit paraqiten shume probleme ku si pasoje kane detyruar komunitetin te nderhyje ne riparimin e saj.Kërkohet ndërhyrje emergjente dhe e specializuar. Rruga nacionale është e pakalueshme.

Ka mungese te energjise elektrike pothuajse ne te gjithe njesine. Ne lagjen Vilun- Baks-Rrjoll si pasoje e eres se forte eshte rrezuar dhe demtuar transformatori duke lene pa energji elektrike banoret.

Jane shfaqur edhe problematika ne komunikim ne mes banoreve per shkak te nderprerjeve te transmetimit ne disa kompani telefonike.

Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 135 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 50 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre. Me shume vështirësi kalohet me makine ushtrie, ndersa ne disa zona kalimi behet i mundur vetëm me varke.

Bashkia Shkoder po ben te mundur furnizimin e banoreve me bazen ushqimore per gjene e gjalle.Në lagjen Ajasëm janë rreth 3ha tokë e mbuluar nga uji. Në 13 banesa ka prezencë uji.

Bashkia Shkodër ka bere evakuime te banoreve dhe gjësë se gjalle kur janë paraqitur nevoja. Ne këtë moment janë 76 persona te akomoduar ne konvikt. Gjithashtu Bashkia Shkodër ka bere te mundur edhe lëvizjen e banoreve dhe akomodimin e tyre tek te afërmit e tyre.

Nga ana tjeter kane filluar te shfaqen problematika edhe ne zonat malore per shkak te debores.Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen në çdo kohë të nevojave emergjente të banorëve.