Është miratuar fondi për rikualifikimin e qendrës së fshatit Theth dhe rehabilitimi I segmentit rrugor Theth – Ndërlysaj. Përmes jë postimi në “Facebook” kryetarja e bashkisë Voltana Ademi ka bërë të ditur se ky projekt do të dhe të zhvillojë jetën e banorëve, gjithashtu edhe për të menaxhuar fluksin e vizitorëve gjatë sezonit turistik.

Kam kënaqësinë të ndaj me ju lajmin që Bashkia Shkodër, ka firmosur tashmë marrëveshjen e investimit me një financim prej 328.444.621 lekë pa TVSH, për projektin “Ndërhyrje e integruar për permirësimin e aksesit, shërbimeve dhe atraksionit turistik në zonën e Alpeve (Rikualifikim urban në Theth dhe rehabilitim i segmentit Rrugor Theth – Nderlysaj).

Qëllimi i realizimit të këtij investimi është rikualifikimi urban i qëndrës së fshatit Theth. Projekti ka për qëllim të rikuperojë mundësitë dhe të zhvillojë jetën e banorëve, gjithashtu edhe për të menaxhuar fluksin e vizitorëve gjatë sezonit turistik. Objektivi kryesor i projektit është rikualifikimi i qendrës së fshatit Theth ku rrugët luajnë rolin më të rëndësishëm.

Koncepti është që rrjeti lidhës të funksionojë si këmbësor. Automjetet do të qëndrojnë të parkuara në dy hapësirat e parkimit të menduara në hyrje tek Ura I ekzistuese dhe pranë Urës II që është propozuar të ndërtohet. Automjetet do të qarkullojnë dhe në brendësi të fshatit për të sjellë vizitorët në bujtina por edhe për t’i furnizuar ato, por lëvizja e tyre do të jetë e kufizuar.

Ndërhyrje do të ketë edhe në fasadën e shkollës, me qëllim ruajtjen e kodit të dizajnit të zonës. Çatia e llamarinës do të zëvendësohet me çati druri (pishe) me shikulla, e cila është karakteristikë e objekteve në zonë. Kangjellat e dritareve në katin përdhe do të hiqen.