Dy ditë pas përplasjeve në KZAZ-të e Shkodrës, kryebashkiakja e këtij qyteti Voltana Ademi nuk miraton lejen për partinë socialiste për të zhvilluar takimet elektorale. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, në bindje të dekretit të Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, kërkon të ndalojë takimin elektoral të kreut të qeverisë, sot pasdite në kryeqendrën e veriut.

Kryebashkiakja i ka dërguar dje një letër zyrtare, komisariatit të policisë së Shkodrës, dhe vetë Partisë Socialiste, ku i njofton se Bashkia nuk miraton asnjë leje për asnjë subjekt politik për aktivitete elektorale. Në letrën dërguar shefit të komisariatit Shkodër Lorenc Meta , Voltana Ademi shkruan:

“Çdo aktivitet politik elektoral që mund të zhvillohet në sheshet publike të hapura në qytetin e Shkodrës konsiderohet i paligjshëm dhe për rrjedhojë Bashkia Shkodër nuk miraton leje për asnjë subjekt politik”.Në letrën dërguar Partisë Socialiste, kryebashkiakja jep dy arsye se përse e refuzon lejen për takimin elektoral të Ramës në Shkodër.

Me fillimin e sezonit turistik ne Bashkine Shkoder jane duke u realizuar ne te gjitha sheshet e Bashkise aktivitete promovuese per turizmin dhe nuk ka asnje shesh te lire per organizim takimesh.

Takimi elektoral i kryeministrit Edi Rama në Shkodër do të zhvillohet në pedonalen “Kol Idromeno” për prezantimin e kandidatit për kryetar bashkie, Valdrin Pjetri. Partia Demokratike dje u mësua se u kishte bërë thirrje strukturave të saj të ngriheshin në protestë për të penguar vizitën e kryeministrit në qytetin e Shkodrës