Në kuadër të nismës kombetare për pastrimin e territorit Bashkia e Shkodrës së bashku me Drejtorinë Rajonale Arsimore kanë vijuar edhe këtë mërkure pastrimin e territorit.

Ndalësa e radhës ka qënë në Unazën Perendimore ku nxënësit e tre shkollave 9-vjecare “Azem Hajdari”, “Salo Halili” dhe “Xheladin Fishta” bënë pastrimin e segmetit përgjatë unazës në zonat më të ndotura të saj.

Nxënësit sëbashku me punonësit e bashkisë Shkodër ishin shpërndare në tre pika kyce për të kryer pastrimin.

Përgjegjësi i Shëbimeve Publike në Bashkinë Shkodër Fatbardh Kuci tha se Shkodra duhet të tregojë një vlerë qytetarie për mbajtjen pastër të territorit.

Kjo thotë Kuci është edhe një nisëm e cila shërben –për ndërgjegjësimin e nxënësve të shkollave për të mbajtur pastër mjedisin

Ndërkohë Kuci thotë se firma e pastrimit e ka kryer një herë në ditë evadimin e mbetjeve në 700 kontinierët që mbulon kjo bashki, por duke parë dendësinë e subjekteve dhe bizneseve të ndryshme kjo edhe për vetë faktin që jemi në sezonin turistik,

firma do të angazhohet për të kryer pastrimin e mbetjeve 2 herë përgjatë ditës sipas një grafiku.

Bashkia e Shkodrës prej disa ditësh është duke kryer pastrimin e zonave të ndryshme , duke nisur në fillim që nga Njësia administrative Rrethina si njësia më e ndotur për të vijuar edhe me njësitë e tjera vendore.

Njëkohësisht edhe qyteti i Shkodrës në pikat që janë mjaft shqetësuese është bërë pjesë e këtij aksioni.

 

Artikulli paraprak“TË LEXUARIT MES SHKOLLËS E BIBLIOTEKËS”
Artikulli tjetërKUÇI: ELSIDITA, NJË TALENT I PAKRAHASUESHËM