Nëse qeveria ka hapur dritën jeshile për një sere ndërtimesh ne qytete, pas bllokimit me shume se një vjeçar, ne Shkodër firmat e ndërtimit po përballen me një tjetër ngerç.

Largimi i ish shefes se urbanistikes Aida Shllaku, ka lëne vaktan këtë pozicion duke lëne ne ajër edhe informacionet ne këtë institucion. Zonja Shllaku nga posti i titullares se urbanistikes se shkodres u zhvendos ne një tjetër pozicion ne atë te inspektores pyjore pranë Bashkisë se Shkodrës, dhe kjo lëvizje ka krijuar jo pak probleme për ndërtime ne Shkodër. Sot pranë Bashkisë se Shkodrës nuk ka një tjetër person qe te ofroje pikërisht këtë shërbim atë te titullares se Urbanistike, duke bere qe shume dosje te flenë pranë sirtarëve te këtij institucioneve pranë Bashkise se Shkodres. Nje ngërç jo i vogël, për ato firma te cilat sot ne nje krize ekonomike duan te investojnë ne Shkodër ne sektorin e ndërtimit por perballen me kete situate aspak normale. Nuk dihet se kur do te zgjidhet nje ngërç i tille, jo i vogël per nga problematikat, per ti dhene zgjidhje ketij sektori te bllokuar nga qeveria, por qe sot po has veshtiresi edhe nga pushteti vendor, edhe pse vite me pare, firmat e ndertimit kane qene taksa paguesit me te mëdhenj te te ardhurave te Bashkise se Shkodres. Deri kur duhet pritur, kjo ende nuk dihet dhe nuk ka nje përgjigje konkrete nga drejtues te Bashkisë se Shkodrës, megjithate ndoshta festat do te sjellin edhe titullarin e ri te ketij sektori te rëndesishem për zhvillimin urban te Shkodrës.