Bashkia Shkoder sëbashku me disa organizata italiane propozojnë të bashkëpunojnë për realizimin e iniciativave të përbashkëta duke ndarë përvojat e tyre përkatëse në kërkimin

dhe zhvillimin në sektorët e interesit, inovacionit dhe njohurive dhe mbështetjes për procesin e ndërkombëtarizimit të kompanisë.

Po ashtu, palët do të vlerësojnë mundësinë e pjesëmarrjes në programet (kombëtare dhe evropiane) në fushat me interes, me qëllim forcimin e bashkëpunimit midis Italisë dhe Shqiperise.

Bashkëpunëtorët e këtij projekti do të verifikojnë modalitetet e përbashkëta për zbatimin e fushatave promovuese ad hoc.

Jam shumë i gëzuar për fillimin e projektit “World” në Shqipëri, përmes firmosjes së kësaj marrëveshjeje me kryetaren e Bashkisë Shkodër, që do të hapë rrugën e bashkëpunimit në fushën e kulturës, ekonomisë blu dhe ekonomisë së gjelbër.

Kjo marrëveshje parashikon realizmin e projekteve në fushën e kulturës në fushën e ekonomisë blu dhe në fushën e ekonomisë së gjelbërt Këto do të jenë projekte innovative me synim zhvillimin e qytetit dhe të territorit të bashkisë, të cilët do të zhvillohen përmes njohurive dhe kapaciteteve të organizatave të sipërcituara.

Word Area Holding parashikon edhe financimin e këtyre projekteve. Për këtë arsye do të krijohet një strukturë e qëndrueshme në Shkodër, për të koordinuar dhe programuar zhvillimin e këtyre projekteve.

Përshmbull, parashikojmë zhvillimin e projekteve që kanë të bëjnë me; krijimin e një porti në liqenin e Shkodrës, trajtimin e ujërave, futjen në qytetin e Shkodrës të elementëve inovative “smart city”,

zhvillimit financiar përmes krijimit të bankave tregtare, shkëmbime eksperiencash mes sipërmarrësve shqiptarë dhe Italian, si dhe ndërkombëtarizimi I e kompanive shqiptare.