Me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, Bashkia Shkodër ka shtruar një iftar për besimtarët shkodranë.

Të pranishëm në këtë iftar ishin figura të njohura të Shkodrës, përfaqësues lokal, akademik, si dhe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari. Në fjalën e saj, Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, u shpreh se ky muaj ka një rëndësi të veçantë dhe se shpresonte që të ketë shërbyer si një pranim i lutjes dhe sakrificës së besimtarëve myslimanë.

Në fjalën e tij, Imam Muhamed Sytari, falënderoi Kryetaren Ademi për këtë iftar, përderisa uroi për institucionet e Shkodrës, qytetarët e Shkodrës dhe jo vetëm edhe për Natën e Kadrit, e cila ka një vlerë të madhe.

Shtrimi i iftarëve përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit është kthyer në një traditë nga pothuajse të gjithë institucionet në Shkodër, gjithashtu edhe nga Bashkia Shkodër. Këtë të diel, është Nata e Kadrit, një ndër netët më të veçanta të muajit të Ramazanit.

 

Artikulli paraprakG7-NJË MODEL QË I KA KALUAR AFATI?
Artikulli tjetërMALËSIA E MADHE “PUSHTON” LIQENIN E SHKODRËS