Plani Social i bashkisë Shkodër ka vijuar me takimin e dytë. Në tryezën e rrumbullakët në bibliotekën e qytetit

, morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile. Përgjegjësja e zyrës së shërbimit social Jeta Xhabija tregon synimet e planit social dhe thotë se ky takim është fokusuar tek fëmijët dhe të rinjtë. Problemet kryesore bashkë me statistikat për çështjet sociale do të dalin në fund pas të gjitha takimeve që do të zhvillohen. Gjatë takimit drejtori i shërbimeve sociale në bashkinë Shkodër Filip Vila tregoi disa prej shqetësimeve kryesore që kanë të bëjnë me fëmijët që shfrytëzohen për punë, ata që lypin, fëmijë që nuk shkollohen apo edhe për të rinjtë pa të ardhme dhe për ata që nuk kanë një strehë.

Artikulli paraprakFORCA TË MËDHA POLICORE NË RRUGËN E KAÇANIKUT NË SHKUP
Artikulli tjetërMERKEL KËRCËNON ERDOGANIN: HARROJE BE-NË PO KTHEVE DËNIMIN ME VDEKJE!