Shkolla “At Gjon Karma” në Njësinë Administrative Guri i Zi është njëra prej atyre që do të përfitojnë nga projekti “Jeto me sportin” i Bashkisë së Shkodrës. Ka nisur puna për ndërtimin e kompleksit të ri sportiv, i cili do të jetë në shërbim të nxënësve por edhe të komunitetit të zonës veçanërisht gjatë pasditeve.

Veç kësaj, do të kryhet një sistemin i plotë i oborrit, rrethimit dhe gjelbërimit të shkollës, duke e kthyer në një mjedis rekreativ për nxënësit. Punimet janë ndjekur sot nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, e cila është takuar dhe ka bashkëbiseduar me mësues por edhe banorë të zonës.

Në shkollën “At Gjon Karma” do të ndërtohet një fushë futbolli dhe dy të tjera për lojrat me dorë, madje edhe tenis. Po ashtu, do të krijohen kushte edhe për të gjithë ata që duan të ndjekin aktivitetet sportive edhe thjesht si spektatorë. Fondi në dispozicion për transformimin e plotë të kësaj shkolle, arrin në 140 milion lekë.

Artikulli paraprakBASHA NGA SHKODRA “NE EUROPË PA KRIMIN SHTETËROR”
Artikulli tjetërNIPI PLUMB NË KOKË GJYSHIT, TENTOI TA FSHEHË NGJARJEN SI GRABITJE