GJYLBEGAJ: JANË 300 DEBITOR QË DUHET TË PAGUAJNË NË TOTAL 10 MILIONË LEKË. Pezullimi i lejev të ndërtimit, mosmarrja e 0.5% nga pagesat për legalizimet për shkak të një ndërlikimi të legjislacionit dhe ulja e taksës për automjetet kanë ndikuar drejpërdrejtë në drejtorinë e të ardhurave në Bashkinë Shkodër.

Konfirmimi vjen nga drejtori Blendi Gjylbegaj.Drejtori i të ardhurave bën të ditur se janë 300 subjekte që duhet të paguajnë një borxh në total prej 10 milionë lekësh.Drejtori Blendi Gjylbegaj thotë nga 400 milionë të parashikuara deri tani janë arritur të realizohen 300 milionë.Kjo është analiza për 8 muajt e vitit 2014 ndërkohë që pritet që deri në fund të vitit drejtoria e të ardhurave të arrijë të përmbushë pritshmëritë e parashikuara në buxhetin e këtij viti.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/DzVt9nnwg7Y?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]