MARKU: SHTYLLAT NË KARMË PRONË E BASHKISË, KJO NDËRHYRJE PËR FUSHATË. Bashkia Vau Dejes, ka reaguar ndaj inisiativës në të cilën po shihet vendosja e shtyllave te energjisë elektrike ne fshatin Karmë të kësaj bashkie. Kryetari I Bashkise Vau Dejës, Gjon Marku në një prononcim për mediat, ka deklaruar se këto shtylla janë pronë e Bashkisë Vau Dejës, dhe kjo ndërhyrje po kryhet për fushatë elektorale.

Nga ana tjetër, një fakt I tillë, pohohet edhe nga vetë banorët të cilet këtë ndërhyrje e cilësojnë një fasadë për të mashtruar popullin. Burime prane Bashkisë Vau Dejës, bëjnë më dije se pikërisht ndaj drejtuesve të OSHEE, Shkodër, po përgatitet nje padi penale, e cila do të depozitohet në Prokurinë e Shkodrës, pasi sipas tyre gjithcka po përdoret politikisht dhe në kundërshtim të plotë me ligjin.

Artikulli paraprakBAZHDARI: BASHKIA NJË PROJEKT AMBICIOZ PËR BUJQËSINË
Artikulli tjetërJA PROJEKTI IM PËR LUMIN BUNA