ZEF HILA INSPEKTON NGA AFËR SHKOLLËN DHE PARKUN E QYTETIT. Duket se shkolla 9-vjecare dhe e mesme, do te jene nderhyrjet e para qe Zef Hila do te kryeje ne Bashkine Vau Dejes. Ai ka inspektuar nga afer ambjentet e kesaj shkolle e cila ka nevoje emergjente per nderhyrje, por edhe per ndarjen e shkolles se mesme nga shkolla 9 vjecare, nje nga premtimet kryesore edhe gjate fushates elektorale per zgjedhjet e 21 Qershorit.

Gjate ketij isnpektimi, Kryetari I zgjedhur I Bashkise Vau Dejes , I shoqeruar edhe nga stafi I tij, ka pare jo vetem gjendjen e godines , por tashme ka nisur puna per hartimin e planit te emergjences per rikonstruksionin e plote te godines se kesaj shkolle e cila ndodhet ne qender te qytetit te Vau Dejesit. Por pervec shkolles, parku I qytetit, ngelet nje nga objektivat kryesore. I amortizuar, dhe duke mos I ngjare nje parku real per nje qytet I cili synon te kthehet ne nje nga qendrat kryesore urbane ne vendin tone, ky park do te jete pjese e rikonstrsukonit, kjo jo vetem me fondet e bashkise se re te vau dejesit, por eshte perpiluar edhe nje projekt per rikonstruksionin e ketij fondi nga donator te huaj te cilet jane te gatshem per te inestuar ne kete zone nisur nga eksperienca e kryetarit te zgjedhur te kesaj bashkie Zef Hila.

Artikulli paraprakPROTESTË NË MBËSHTETJE TË ANJEZE GJELUCIT
Artikulli tjetërPOLICIA VIJON OPERACIONET ANTI-KANABIS