Puna e parë e kryetarit të ri të Bashkisë, Vau-Dejës, Zef Hila është ajo e rikonstruksionit të godinës aktuale të Bashkisë. Puna ka filluar prej disa ditësh ku dhe do të bëhet një rimodelim total i saj. Pamjet që ofrohen tregojnë dhe hapësirat që ka patur Bashkia tashmë e vjetër e Vau-Dejësit dhe punës që po bëhet për të patur zyrat sa më komode në shërbim të qytetarëve.

Siç bëhet e ditur, zyrat më të rëndësishme të administratës së Bashkisë do të spostohen në qendër të qyteti të Vau-Dejësit deri sot të ketë një rikonstruksionit të plotë. Punimet kanë filluar qoftë në punimet brenda ambienteve por dhe jashtë saj. Gjendja aktuale e Bashkisë nuk ofron asnjë kusht për të përballuar fluksin e punës për kërkesat që do të kenë të gjithë qytetarët ku siç dihet kjo bashkia ka në vetvete 6 njësi administrative siç është ajo e Vau-Dejës që është dhe qendra e Bashkisë, njësia vendore e Bushatit, Vig-Mnelës, Hajmelit, Temalit e Shllakut.

PUBLICITET