Bashkia Vau Dejës ka nderuar me tituj nderi misionin e Vëllezërve Kapuçin të cilët shërbejnë prej 25 vitesh në zonën e Nenshatit në Dioqezën e Sapës.

Në meshën e shenjtë të drejtuar nga Ipeshkvi I Dioqezës së Sapës, qindra besimtarë kanë vlerësuar misionin e vellezërve Kapuçin në këtë zonë.

Vetë misionarët tregojnë atë cfarë ndodhi kur mbërritën në Shqipëri, por edhe si u pritën nga banorë të zonës.

Kryetari i Bashkisë Vau Dejës Zef Hila në fjalën e tij u shpreh se misioni I tyre është një shëmbull për mbarë komunitetin, ndërkohe zbuloi edhe bamirësinë e tyrë më të fundit, atë të ndërtimit të një qëndre shëndetësore në zonën e Nenshatit.

Bashkia Vau Dejës, me propozimin e Kryetarit të Bashkisë, ka ndëruar me nderi i Bashkisë Vau Dejës misionin e Vellezërve Kapuçin në zonën e Nenshatit, ndërkohe që dy misionarëve

kanë marrë edhe titullin “Qytetar Nderi” të Bashkisë Vau Dejës, për kontributin e tyre në rindërtimin e kishave të shkatërruara gjatë regjimit komunist dhe misionin e tyre human ndaj banorëve të zonës