Oshee, niset te kryejë punime në qëndër të Bashkisë Vau Dejës por përvec së nuk kryen investimit por dëmton edhe rrjetin e ujësjellës kanalizime në qëndër të qytetit.

Denoncimi është bërë nga vetë Bashkia Vau Dejës të cilët bëjnë me dije se askush nuk I është drejtuar këtij institucioni për të marrë leje për të kryer punimet në këtë zonë të qytetit cka ka bërë që inspektoriati i Bashkisë Vau Dejës të pezullojë punimet që po kryhen nga OSHEE, të cilët nuk kanë depozituar asnjë kërkese për leje për punime në qëndër të qytetit.

Si pasoje e punimeve pa lejen e posacme që ka kryer OSHEE është dëmtuar rrjeti I ujesjellit në Vau Dejës duke shkaktuar edhe mungesen e furnizimit me uje te pishem për një pjesë të banorëve në qëndër të qytetit.

BAshkia Vau Dejës, bën apel ndaj OSHEE që të ndalë menjehere punimet e kryera ndërkohë që ekspertet e Bashkisë po përllogarisin dëmin e shkaktuar nga punimet që ka kryer OSHEE që kanë shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me ujë të pishem për komunitetin.

Artikulli paraprakDEPUTETËT E PD SHERR ME POLICINË NË KOMISARIAT
Artikulli tjetërPD SHKODËR, AMULI: DËNOJMË ARRESTIMET, JEMI EDHE MË TË FORTË