Reshjet e shiut vazhdojnë në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër. Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër,

në Njësitë Administrative të përmbytura situata e përmbytjeve vazhdon të jetë në përkeqësim të vazhdueshëm dhe sipërfaqja totale ka arritur mbi 2050 Ha. Në detaje paraqitet si më poshtë:

Njësia Administrative Dajç:Deri në këto momente, janë mbi 560 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit: Fshati Mushan (kënetë dhe argjinaturë) 200 ha, fshati Shirq 200 ha, fshati Suka-Dajç (kënetë) 60 ha, fshati Dajç (kënetë) 60 ha, fshati Darragjat 40 ha.

Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme.Kalimi bëhet i mundur me mjete të larta. Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera si më poshtë:

Sipërfaqja e përmbytur e mbjellë me kultura bujqësore është si më poshtë:
1. Foraxhere dhe jonxhe 245 Ha;2. Bime dekorative 5 ha;3. E pakultivuar 310 ha;
Në lagjen Zadrimë, në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 17 familje dhe në fshatin Mushan 4 familje. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.

Në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të jetë e përkeqësuar dhe paraqitet më e rënduar.Në Obot kalimi bëhet i mundur vetëm me varka.

Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme. Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha.

Nga sipërfaqja e mësipërme, sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet në 890 Ha , të shpërndara si më poshtë:

Jonxhe 713 Ha. Kultura të dyta foragjere 139 Ha. Grurë 5 Ha. Sera 3 Ha.Bimë dekorative 20 Ha. Vreshtë 1 Ha.Ullishte 2 Ha. Agrume 1Ha.Tunele 1. Pemëtore 3
Perime 2. E pakultivuar 310 Ha

Në njësinë administrative Ana e Malit Ujësjellsi Oblika1, si pasojë e përmbytjeve, është jashtë funksionit. Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë dhe po bën furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 170 ha tokë e përmbytur e ndarë sipas fshatrave si më poshtë:Fshati Trush 70 ha, Fshati Bërdicë e Madhe 50 ha,Fshati Bërdicë e Sipërme 50 ha

Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme.
Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, dhe të tjera si më poshtë:
Jonxhe dhe foragjere 90 Ha.E pakultivuar 80 Ha

Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 120 Ha tokë e ndarë sipas fshatrave si më poshtë. Në fshatin Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës. Nga këto janë Jonxhe+foragjere 40 Ha.

Edhe në zonën e Livadheve janë të përmbytura 50 ha. Ndodhen 6 shtëpi me prezencë uji rreth tyre. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme.

Në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.
Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

Nevojat për bazë ushqimore për blegtorinë për zonat e përmbytura janë: Koncentrat 10 t
Bar i thatë 10 t

Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.

Edhe pse jo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare.

Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë tëterritorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.

Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen ndaj nevojave emergjente të banorëve.