Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa ka përkujtuar 35-vjetorin e revoltës së Qafë-Barit shprehet se edhe sot shqiptarët janë të bashkuar dhe nuk do të lejojnë askënd që të mposhtë lirinë dhe demokracinë si dhe të ardhmen e tyre europiane.

“35 vjet më parë, me 22 maj 1984, revolta e Qafë Barit tronditi diktaturën dhe përhapi kushtrimin anembanë se liria nga dhuna e egër dhe gjakatare do të vinte. Sot përulemi para heroizmit prekës të martirëve të Qafë-Barit, Sokol Sokoli dhe Tomë Ndoja, të cilët ranë theror për liri!

35 vjet më vonë, protagonizmi i xhelatëve të komunizmit është një kambanë alarmi për gjithë kombin. Vatra e së keqes është akoma e ndezur, drejtësia akoma nuk e ka bërë detyrën e saj, liria dhe demokracia janë akoma të brishta, dhe e ardhmja e Shqipërisë është në udhëkryq!

Të frymëzuar nga rezistenca e martirëve të Qafë-Barit, me amanetin e sakrificës së tyre në zemër, jemi sot më të bashkuar dhe të vendosur se kurrë, për të mos lënë asgjë dhe askënd të mposhtë lirinë dhe demokracinë e të shkatërrojë të ardhmen europiane të shqiptarëve. Lavdi përjetë martirëve të Revoltës së Qafë Barit! #ShqipëriaSiEuropa” shkruan Basha.

Artikulli paraprakSHKODËR, DROGË E KALLËZIM I RREMË, 3 NË PRANGA
Artikulli tjetërNJE PERSON VETEDIGJET ME BENZINE NE ISHULL LEZHE