Vllaznia në basketboll për femra është eleminuar në gjysmëfinale të Play Off. Vllaznia humbi me rezultatin e përgjithshëm 59-108 ndaj Tirana Sh.K.B. Ndeshja u luajt në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në qytetin e Shkodrës.

Vllaznia e ka patur të vështirë edhe në ndeshjen e dytë ndaj Tirana Sh.K.B duke mos arritur që të bëjë shumë në këtë përballje. Mungesa e eksperiencës në radhët e Vllaznisë dhe lojtaret e huaja tek Tirana Sh.K.B vendosën gjithçka në këtë përballje të dytë gjysmëfinale.

Perioda e parë mbyllet 14-39 për Tiranën. Vajzat kryeqytetase vijojnë epërsinë edhe në periodën e dytë në shifrat 13-24 dhe gjysma e parë e lojës mbyllet 27-63. Vllaznia humbet 16-32 periodën e tretë ndërsa fiton 16-13 10 minutëshin e fundit por që nuk mjafton për të ndryshuar diçka.

Vllaznia mundet me rezultatin e përgjithshëm 59-108 duke u eleminuar nga takimi gjysmëfinal i Play Off dhe duke bërë që Tirana të vijojë më tutje.

Artikulli paraprakSHKODËR, TAKIM ME SHKRIMTARIN XHAHID BUSHATI
Artikulli tjetërLIHEN NË BURG 3 TË ARRESTUARIT E TJERË PËR GRABITJEN NË RINAS