Skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka bërë një tjetër goditje në merkato duke sjellë amerikanin e tretë që do jetë pjesë e kuqebluve. Kështu amerikani Maurice williams i cili luan në pozicionin 2 ka nënshkruar me Vllazninë duke qenë i gatshëm që të nisë stërvitjen me kuqeblutë në fillim të muajit shtator. Sezonin e kaluar, Williams ka luajtur ne Kosove dhe ne perfundim te kampionatit atje ka provuar edhe nje eksperience te shkurter ne Itali.

Nderkohe, klubi i basketbollit Vllaznia eshte duke negociuar me disa lojtare te tjere dhe ne ditet ne vijim pritet të bëhen të ditur emrat e tjerë që mund të firmosin me ekipin shkodran. Pak më përpara skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj solli edhe basketbollistin tjetër amerikan Xhohnatan Hadson ë i cili ka firmosur një kontratë me klubin Vllaznia. Klubi shkodran basketbollistin

Xhohnatan Hadson e konsideron si nje nga blerjet me te rendesishme te skuadres ndërsa pritet te jete nje nga fantazistet me te sukseshem te kampionatit te basketbollit ne Shqiperi. Sipas klubit Vllaznia karriera e tij e pasur ne kampionate te rendesishme europiane si: Liga e pare Lituaneze, kampionati Austriak si dhe Liga ProB ne France i japin vlera te veçanta ketij lojtari.

Xhohnatan Hadson pritet te mberrije ne Shkoder ne ditet e para te muajit Shtator per t’u bashkuar me pjesen tjeter ashtu si edhe lojtari i fundit Ëilliams që pranoi të jetë pjesë e skuadrës shkodrane sezonin e ardhshëm. Po ashtu Vllaznia ka firmosur nje kontrate edhe me basketbollistin Nick Evans 2.10 m i gjatë. Evans sezonin e fundit ka luajtuar me ekipin e Monkton në Kanada.

Presidenti Alban Xhaferi me nënshkrimin e kontratës me këta tre basketbollistë plotësoi një dëshirë të stafit kuqeblu, duke realizuar disa nga afrimet më cilësore në arritjen e objektivave në kampionat dhe në Balkan League. Me Vllazninë ka firmosur kontratën e re edhe Dodë Lekndreaj ndërsa në ditët në vijim priten edhe afrime të tjera në radhët e kuqebluve, lojtar të huaj dhe vendas për të ndërtuar një Vllazni ndryshe nga sezonet e kaluara.

Një nga bizneset ka mundësuar uniformat e reja për Vllaznisë, kjo edhe pas një kërkesë të klubit që bizneset apo individ të ndryshëm të ndihmojnë këtë klub. Ajo që pritet tashmë është nisja e stërvitjes në fillim të shtatorit për t’u bërë gati për sezonin e ardhshëm.

Artikulli paraprakHISTORIKE, VLLAZNIA FEMRA MES 32 MË TË MIRAVE TË EUROPËS
Artikulli tjetërJOZEFINA TOPALLI: PO TE MOS ISHTE BASHA, RAMA SOT S’DO ISHTE KRYEMINISTER