SKUADRA E VLLAZNISË NË BASKETBOLL PËR MESHKUJ VIJON ME AFRIMIN E BASKETBOLLISTËVE TË HUAJ. NË SHKODËR KA MBËRRITUR EDHE NJË AMERIKAN TJETËR, KOLIN VOSS.

MENJËHERË PAS MBËRRITJES NË AEROPORTIN E RINASIT AMERIKANI I ËSHTË DREJTUAR PALLATIT TË SPORTIT “QAZIM DERVISHI” NË SHKODËR NGA KU KA BISEDUAR ME TRAJNERIN GOSPODINOV.

VOSS LUAN NË POZICIONIN 4 DHE 5 NDËRSA MË PËRPARA ËSHTË AKTIVIZUAR NË KAMPIONATIN AUSTRALIAN.

BASHKË ME TË KA FIRMOSUR EDHE SHKODRANI ERJON LLAZANI I CILI SEZONIN E KALUAR MBAJTI SHIRITIN E KAPITENIT NDËRSA NJË PJESË TË SEZONIT NUK LUAJTI SI SHKAK I NJË DËMTIMI. BASKETBOLLISTËT KUQEBLU VIJOJNË PËRGATITJET PËR KAMPIONATIN DHE BALKAN LIGËN.