Bullgari Nikolay Gospodinov do të jetë trajneri i ri i Vllaznisë në basketboll për meshkuj. Gospodinov pas stërvitjes së parë dhe njohjes me ekipin u prezantua nga presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferri. Ky i fundit tha se sezonin që do vijë objektiv është rindërtimi i një ekipi cilësor për të arritur fitimin e trofeu

Ndryshe nga presidenti Xhaferri i cili u foli për arritje të mëdha që në këtë sezon trajneri i sapoardhur Gospodinov nuk ishte në të njëjtën linjë duke thënë se vetëm pas dy sezonesh Vllaznia mund të rikthehet në nivelet më të larta

Gospodinov u prezantua por ai ende nuk ka firmosur një kontratë dhe zyrtarisht nuk është ende trajner i Vllaznisë. Kontrata mund të firmoset në muajt në vijim. Nga ana tjetër tek Vllaznia në stërvitje janë rikthyer emra si Herion Faslija, Nikolin Arra apo Robert Shestani.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se trajneri i ri Gospodinov i ka thënë lojtarëve se për sezonin e ardhshëm objektivi maksimal është thjeshtë dalja në Play Off mes 4 ekipeve më të mira. Kjo nuk është aq e lehtë duke qenë se Vllaznia vjen pas një sezoni ku deri në fund luftoi për mbijetesë.

Artikulli paraprakILIR META: VENDI ËSHTË NË KRIZË SERIOZE
Artikulli tjetërTIRANË, NJË GRUP STUDENTËSH NË PROTESTË