Vllaznia dhe Teuta në basketboll për meshkuj kanë zhvilluar një ndeshje dramatike mes tyre.

Është dashur koha shtesë për të vendosur fituesin. Në 5 sekondat e fundit fati është me durrsakët të cilët realizojnë një trepikësh duke fituar me vetëm një pikë diferencë 89-88 ndaj Vllaznisë.

27-24 mbyllet perioda e parë në favor të shkodranëve por durrsakët rekuperojnë menjëherë në periodën e dytë duke fituar 26-14 ndëraa gjysma e parë e lojës mbyllet 41-50.

Perioda e tretë është e balancuar por fitohet me një pikë diferencë nga miqtë 18-17 duke bërë që Teuta të kryesojë me 10 pikë kur duhej për t’u luajtue perioda e fundit.

Teuta vazhdon kryesimin teksa 5 minuta para se të mbaronte loja kryesonte 64-76. Edhe pse dukej e pamundur Vllaznia në 5 minutat e fundit shënon 20 pikë dhe arrin që ta fitojë 26-16 10 minutëshin e fundit dhe të barazojë në 84-84 rezultatin e përgjithshëm.

Në këtë mënyrë duhet koha shtesë për të vendosur fituesin. Loja është e fortë dhe teksa mbetën 5 sekondat e fundit Vllaznia udhëhiqte 4-2 dhe 88-86 rezultatin total.

Teuta në 5 sekondat e fundit realizon një trepikësh duke vendosur fatin e ndeshjes dhe duke fituar 89-88, një humbje që i heq Vllaznisë një shans të mirë nga duart për të kapërcyer Kamzën në renditje në fundin e klasifikimit.

Tashmë java e ardhshme mes Kamzës dhe Vllaznisë do vendos se cila skuadër do sigurijë mbijetesën duke qenë se këto dy ekipe janë me pikë të barabarta në fund të tabelës dhe kampionati është drejt fundit.