Skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj e ka nisur me humbje kampionatin kombëtar. Shkodranët u mundën me rezultatin 62-86 nga Goga Basket në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Vllaznia këtë vit është një ekip me mungesë lojtarësh ndaj nuk do të ketë aspak të lehtë. Këtë gjë e theksoi edhe trajneri i Vllaznisë Fatjon Taraboshi.

Skuadra e meshkujve e basketbollit këtë sezon ndodhet mes shumë vështirësive dhe objektiv të saj ka vetëm qëndrimin në ligën e parë ndërsa rrezikon jo pak që nga ekipi kampion i pak viteve më parë të bie nga Kategoria.