Vllaznia në basketboll për meshkuj ka humbur ndeshjen e radhës.

Teuta fitoi 99-77 në përballjen e luajtur në Durrës duke bërë që nga 11 ndeshje të deritanishme shkodranët të marrin humbjen e 10-të dhe të renditen sërish në vend të fundit.

Pavarësisht përpjekjeve të kuqebluve për të marrë një rezultat pozitiv ishte tejet e vështirë pasi durrsakët arritën të rezistojnë dhe të dominojnë në fund të lojës duke marrë kështu edhe fitoren.

Vllaznia tashmë ka ndeshjen e radhës me rivalin direkt për mbijetesën që është kamza basket.

Kjo sfidë do të luhet në shkodër dhe e vetmja mënyrë për vllazninë që të shpresojë për mbijetesën është fitorja, në rast të kundërt pothuajse firmos rënien nga kategoria.

Artikulli paraprakKOSOVA, 11 VJET SHTET
Artikulli tjetërBASHA: PD DO DJEG TË GJITHA MANDATET, QEVERI TRANZITORE, PARLAMENT I POPULLIT