Dy basketbolliste të Vllaznisë për të rritura i janë bashkuar ekipit kombëtar të basketbollit për 18 vjeçaret.

Vajzat të cilat kanë spikatur me paraqitjet e tyre me Vllazninë sezonin e kaluar por edhe më përpara si Mirela Lugaj dhe Klea Verri janë grumbulluar me kombëtaren e U-18 bashkë me disa basketbolliste të tjera të kuqebluve.

Ekipi kombëtar u vajzave U-18 në basketboll po merr pjesë në kampionatin europian që po zhvillohet në shtetin fqinj të Maqedonisë dhe në këtë mënyrë pjesë e kuqezinjve janë edhe basketbollistet e Vllaznisë Verri, Lugaj, Kolombi, Sinani dhe Mala.

Skuadra kombëtare e Shqipërisë në dy ndeshjet e para nuk zhvilloi paraqitje pozitive pasi u mundën nga ekipet kombëtare te Suedisë dhe Luksemburgut. Pavarësisht humbjeve dy lojtaret kuqeblu nga Shkodra Lugaj dhe Verri kanë spikatur me lojën e tyre duke qenë një pikë e fortë për ekipin kombëtar.

Skuadra e Vllaznisë në basketboll për femra vazhdon që të prodhojë vajza me të ardhme të cilat kontribuojnë në ekipet kombëtare por edhe në skuadrat e tjera brenda vendit. Në gjithë këto vite janë disa emra që kanë dalë nga Vllaznia për të vijuar më pas rrugëtimin e tyre në skuadra të tjera duke qenë se në Shkodër nuk kanë gjetur kushtet e kërkuara dhe nuk janë trajtuar siç duhet.

Kjo i ka bërë ato që të largohen duke gjetur strehë tek ekipe të tjera. Sokoli, Memçaj, Xhani janë vetëm disa prej tyre që janë larguar duke qenë të suksesshme në ekipe të tjera. Pavarësisht këtyre largimeve Vllaznia sërish vijon të prodhojë emra të tjerë cilësor.

Vajzat kuqeblu të basketbollit me aq mundësi sa kanë herë pas here vitet e fundit kanë zhvilluar kampionate të mira duke vënë në vështirësi edhe ekipe që kanë në përbërje basketbolliste të huaja.

Momentalisht skuadra e drejtuar nga Bledar Gjeçaj e ka kontigjentin dhe bazën dhe ajo që nevojitet është sjellja e disa lojtareve te huaja për të bërë që Vllaznia të konkurojë denjësisht e pse jot ë jetë pretendente edhe për ndonjë trofe të mundshëm.

Artikulli paraprakBASKET, DY SHKODRAN PRANË FIRMOSJES ME VLLAZNINË
Artikulli tjetërBASHA DËNON DHUNËN FIZIKE NDAJ ANALISTIT LUBONJA