Refik Vorfa është tekniku i cili pas largimit të Bledar Gjeçaj mori drejtimin e ekipit të basketbollit të Vllaznisë për meshkuj.

Pas dy muajsh si trajner Vorfa u largua nga drejtimi i skuadrës. Për herë të parë tregon se si sponsorët nuk e mbështetën për të krijuar një ekip pretendent duke e bërë që të dorëhiqet.

Vorfa kërkoi që tifozët të vinin që në fillim të kampionatit me një ekip pretendues por idetë e tij nuk u realizuan gjë e cila nuk i pëlqeu ish-trajnerit.

I shkëputur nga sporti aktiv për shumë vite me radhë Refik Vorfa pranoi që të marrë rolin e trajnerit të Vllaznisë por pas këtij largimi të shpejtë thotë se për të nuk do të ketë më një rikthim aq më tepër edhe pas asaj që ndodhi tek Vllaznia.

Tashmë drejtimin e ekipit të Vllaznisë në basketbollin e meshkujve për momentin e ka marrë Ervin Bërdica i cili do të jetë edhe lojtar edhe trajner. Këtë sezoni kuqeblutë nuk do ta kenë aq të lehtë përballë ekipeve të tjera.

 

Artikulli paraprak17 VITE NGA SULMI TERRORIST I 11 SHTATORIT NË SHBA
Artikulli tjetërADOLESHENTI SHQIPTAR GJENDET I VDEKUR PRANË MAKINËS