Vllaznia në basketboll për meshkuj është rikthyer për të luajtur ndeshjet e Balkan League duke shuar momentalisht mosmarrëveshjet me drejtuesin e këtij kompeticioni. Kuqeblutë kanë udhëtuar drejt Kosovës për të zhvilluar takimin ndaj Rahovecit. Në hapje të kësaj përballje në mënyrë simbolike u mbajt një minut heshtje për ndarjen nga jeta të legjendës botërore të basketbollit Kobe Bryant.

Vllaznia edhe pse mori një humbje në këtë përballje të Balkan League me Rahovecin zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe ishte afër fitores. Skuadra kosovare fitoi 78-73 këtë sfidë ndaj kuqebluve që u dorëzuan në sekondat e fundit duke marrë kështu humbjen e gjashtë në Balkan League. Vllaznia ka kryesuar pjesën më të madhe të takimit dhe në fillim të lojës shkodranët shkëputen 8-0 por vendasit rikthehen në lojë dhe perioda e parë mbyllet vetëm me dy pikë diferencë 19-21 në favor të Vllaznisë.

Shkodranët krijojnë bindjen se do të shkojnë të sigurtë drejt fitores teksa dominojnë edhe periodën e dytë duke e fituar 201-17 dhe duke që gjysma e parë e lojës të mbyllet 36-41 për kuqeblutë. Rahoveci zgjodhet dhe në periodën e tretë luan më mirë duke iu kundërpërgjigjur Vllaznisë ndërsa e fiton këtë period 23-20 duke bërë që Vllaznia përpara 10 minutëshit të fundit të jetë vetëm me dy pikë diferencë 59-61.

Vendasit vijojnë që të përmirësojnë lojën e tyre dhe në periodën e fundit arrijnë që të barazojnë në 73-73 dhe më pas kalojnë në avantazh me një tri pikësh në 76-73 dhe kur duhen edhe dy sekonda lojë gjithçka përfundon dhe skuadra kosovare fiton 78-73 duke i rrëmbyer Vllaznisë fitoren në çastet e fundit të kësaj përballjeje. Kjo ndeshje u arbitrua nga gjyqtari shqiptar Ervin Koçi dhe nga kosovari Xhelal Mumini ndërsa i vetmi i huaj ishte malazezi Ognjen Jokiç.

Tashmë Rahoveci është në vendin e katërt në Balkan league me 9 pikë ndërsa Vllaznia ka vetëm një fitore dhe numëron gjashtë humbje duke qenë e fundit me 7 pikë. Shkodranët menjëherë, këtë të mërkurë në 29 nëntor do të luajnë një tjetër ndeshje të vlefshme për Balkan League teksa do të presin në Shkodër bullgarët e Akademik Bulteks 99 që do të luhet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në ora 17:00 dhe më pas kuqeblutë do t’i rikthehen ndeshjeve të Kupës dhe Kampionatit.

Artikulli paraprakSHKODËR, NVS ORGANIZAON KONKURS LETRAR MES STUDENTËVE
Artikulli tjetërEMRAT E RRUGËVE NË LEZHË, DEBATE NË MBLEDHJEN E KËSHILLIT