SKUADRËS I JANË LARGUAR TË HUAJT, GJEÇAJ PESIMIST.Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj nuk e ka aspak të sigurtë vazhdimësinë e suksesshme të sezonit, për shumë arsye dhe probleme të shfaqura gjatë pjesës së parë të kampionatit.

Skuadrës i janë larguar dhe dy basketbollistët e huaj, Gavraniç e Pajoviç pas Sarajlisë dhe këto për aryse të problemeve shëndetësore të shfaqura nga parketi i pallatit. Largime këto që janë konfirmuar dhe nga trajneri Bledar Gjeçaj. Vllaznia pritet të kalojë një sezon të vështirë përsa i përket arritjes së titullit kampion. Por tashmë duket qartazi se objektivat do të jenë dhe në varësi të punimeve të parketit të pallatit të sportit “Qazim Dervishi”. Në qoftëse punimet do të jenë cilësore, skuadra pritet të bëjë disa përforcime për arritjen e qëllimeve, në të kundër kampionati mund të përballohet me basketbollistët shkodranë. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/eApiOQGjgSM” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSERIA A, MILANI NDALET SËRISH
Artikulli tjetërKALAMISHI: KRUJA I SHITUR, SOZA NËN KONTRATË