KUQËBLUTË VIJOJNË KRYESIMIN, MPOSHTIN FLAMURTARIN.Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj vijon me fitore të njëpasnjëshme duke mos pësuar asnjë humbje në 7 takime. Këtë herë ka qenë radha e Flamurtarit që të pësonte humbjen nga kuqe blutë. Skuadra shkodrane ka fituar 93-62, duke e dominuar gjatë gjithë kohës ndeshjen.

Perioda e parë është mbyllur 31-16 në favor të vendasve. Ndërsa në të dytën, miqtë kanë përmirësuar diçka në lojën e tyre, teksa e kanë mbyllur 19-19. Në të tretën, Vllaznia fiton 17-13 dhë në të katërtën 27-14. Pas ndeshjes, trajneri Gjeçaj është shfaqur optimist se ekipi është në rrugën e duhur për titullin kampion. Me këtë fitore, skuadra rrit moralin de për ndeshjen e radhës në Ballkan Ligë që do të zhvillohet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Ditën e artë, kuqe- blutë do të luajnë ndaj Kozuv me objektivin kryesorë zhvillimin e një loje cilësorë ku dhe do të synohet fitorja e parë në këtë kompeticion. 

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/cVH4Vi577_I” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakVLLAZNI SULMUESE NDAJ FLAMURTARIT
Artikulli tjetërVLLAZNIA JEP SHENJA JETE, FITON ME FLAMURTARIN