KUQEBLUTË MPOSHTIN NË FINALE KAMZA-BASKET 75-63.Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka arritur të fitojë trofeun e parë për këtë sezon, atë të Kupës së Republikës për vitin 2014. Kuqeblutë ndonëse kanë luajtur në Tiranë nuk kanë gabuar duke arritur kështu realizimin e objektivit të parë për këtë sezon, duke përsëritur suksesin e sezonit të kaluar.

Shkodranët kanë fituar 75-63 ndaj Kamza Basket në një takim që ka qenë shumë i tensionuar. Në periodën e parë, basketbollistët të drejtuar nga Bledar Gjeccaj kanë fituar 21-17. Epërsia e tyre ka ardhur duke u thelluar teksa fitojnë edhe të dytën me rezultatin 20-16. Në pushimin e ndeshjes Vllaznia shkon me 8 pikë avantazh. Perioda e tretë mbyllet në barazim 19-19 ndërsa në të katërtën është Vllaznia që fiton sërish 15-11 ndonëse trajneri aktivizoi të gjithë lojtarët e stolit duke fituar krej ndeshjen në shifrat 75-63. Pikashënuesi më i mirë i kuqebluve ka qenë Nikolin Arra me 22 pikë në këtë takim. Ndërkohë duhet theksuar se basketbollisti Mirza Sarajalia është larguar nga ndeshja për faull teknik pasi ka debatuar me gjyqtarët,  Mëgjithatë mungesa e tij nuk ka ndikuar në përformancën e skuadrës. Kështu me fitimin e Kupës së Shqipërisë, ekipi i Vllaznisë e mbyll suksesshëm këtë vit, duke kërkuar që të ruajë ecurinë pozitive në vitin e ardhshëm për fitimin e titullit kampion. 

Artikulli paraprakPRESIDENTI TURK, NUK KA ANSHMËRI NË HETIME
Artikulli tjetërVLLAZNIA NDALET NGA SKËNDERBEU