Basketbollistët e Vllaznisë kanë zhvilluar takimin e radhës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ndaj Partizanit. Një takim që nisi mjaft mirë për shkodranët të cilët mbanin kryesimin ku në periodën e parë kanë fituar në shifrat 19-4 ndërsa në të dytën është arritur barazimi 15-15.

Me rikthimin në të tretën gjërat nuk do shkonin aq mirë për shkodranët pasi ajo fitohet nga miqtë 24-9. Më tej në periodën e fundit rezultati do fliste sërish për të kuqtë e Partizanit pasu kryesuan 19-15 ku në total ky takim u mbyll më rezultatin përfundimtarë 62-58.

Në përfundim të takimit trajneri Gjeçaj aspak i kënaqur me rezultatin nuk kurseu kritikat për basketbollistët e tij. Pavarësisht rezultatit edhe në këtë takim nuk kanë munguar akuzat sa i përket edhe arbitrimit pasi po tu referohemi fakteve dhe ky është një tregues i mirë për këtë gjë.

Vllaznia ka përfituar vetëm 13 gjuajtje të lira gjatë gjithë lojës ndërsa Partizani 26. Shkodranët kanë shkaktuar 29 faulle ndërsa të kuqtë 17.