FEDEROHET AMERIKANI BOOKER, GJEÇAJ BESON TEK FITORJA NDAJ RIVALIT DIREKT. Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj do të jetë i plotë në ndeshjen e së fundjavës ndaj Kamza Bakset. Pas shumë kohësh ku trajneri Gjeçaj kërkonte realizimin e përforcimeve, tashmë skuadra ështe e gatshme. Pas amerikanit Brendon Hoog që luajit një javë më parë, i gatshëm ndaj Kamzës do të jetë dhe basketbollisti i tjetër me ngjyrë, Anthony Booker.

Ai ditën e mërkurë ka plotësuar gjithë dokumentacionin e duhur duke u federuaur nga Federata Shqiptare e Basketbollit dhe kështu do të jetë nën urdharët e trajenerit Gjeçaj. Ky i fundit beson tek një paraqitje dinjitoze e Vllaznisë, ndonse do të kërkoeht më shumë kohë në dispozicion për gërshëtimin e dy basketbollistëve të huaj. Vllaznia do të luajë ditën e shtunë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ndeshjen ndaj rivalit si Kamza Basket ku është një ndër ekipet që mund ti bëjë konkurencë në zonën play-off. Ndërsa një fitore e skuadrës shkodrane do të rriste besimin për fitimin e titullit kampion edhe për këtë sezon futbollistik.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/j_rZdyJaVCw?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakFRROKU – DOSHI, TAKOHEN SË BASHKU POR JO PËR PAJTIM
Artikulli tjetërSTAR PLUS TV, LANÇON SONDAZHIN PËR ZGJEDHJET