KUQEBLUTË KALOJNË PA PROBLEME APOLONINË ME REZULTATIN 81-57.Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj e ka nisur me fitore kampionatin kombëtar. Ndonse pak ditë më parë kuqelbutë morën pjesë në ligën Ballkanike dhe nuk e patën suksein e duhur, në kampionat skuadra vijoi atje ku e ka mbyllur pikërisht si pretendente.

Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”  shkodranët kanë pritur ekipin e Apolonisë së Fierit. Ndeshja ka qenë e dominuar plotësisht nga Vllaznia që ka fituar në të gjitha periodat dhe me një rezultat përfundimtar 81-57. Pas takimit ka folur dhe trajneri Bledar Gjeçaj.Ndër të tjera Gjeçja është ndalur dhe tek ndeshja e Ligës Ballkanike që humbën në Prishtinë. Vllaznia në kampionat duket se do të jetë sërish pretendente kryesore për fitimin e titullit kampion. Ndërkohë që në Ligen Ballkanike duhet pritur për ndeshjet që do të zhvillohen në Shkodër, në qoftëse do të kemi një tjetër përfaqësim ndryshe nga takimi me Sigal Prishtinën në Kosovë. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/LYPpiahUhYE?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]