PARKETI SHFAQ SËRISH PROBLEME, KUQEBLUTË NUK STËRVITEN.Skuadra e Vllaznisë në Basketboll  për meshkuj është duke realizuar përgatitjet e fundit për ndeshjen e radhës në Ligen Ballkanike ndaj Sigal Prishtina që do të zhvillohet ditën e martë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Për këtë sfidë ka folur dhe trajneri Bledar Gjeçaj.

 

Por tashmë i kthyer në një referen të përditshëm, parketi i pallatit të sportit “Qazim Dervishi” ka shfaqur sërish probleme. Kjo duket se është rikthyer në një problem kryesorë dhe për vëtë ekipin kuqeblu. Ndërkohë duke u ndalur tek humbja e parë në kampionat, Gjeçaj ka theksuar se shkak kryesorë ka qenë mungesa e disa lojtarëve titullarë. 

Ekipi i Vllaznisë pretendon në këtë sezon të fitojë të dy trofetë, por me lojën e shfaqur ndaj Tiranës, me përforcimet që ka realizuar kundërshtari dhe me një parket që shumë herë nuk u krijon mundësinë basketbollistëve të stërviten, duket se kuqeblutë do ta kenë më të vështirë fitimin e titullit kampion se sa mund ta kenë menduar. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/gYkdNU1L-v4″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE