Vllaznia në basketboll për meshkuj ka një sfidë për jetë e vdekje pasditen e 19 tetorit, pra nesër. Shkodranët do të presin në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ekipin e Kamzës, ndeshje që do të luhet në ora 17:00.

Kjo përballje është e rëndësishme për basketbollistët e Vllaznisë pasi lidhet me të ardhmen e tyre. Kuqeblutë në rast të një fitoreje marrin vendin e pestë në renditje që është vendi i parafundit pasi 6 ekipe janë në total.

Në të kundërt në rast të një humbjeje me Kamzën atëherë Vllaznia mbetet e fundit në renditje, pra në vendin e 6, pozicion i cili i dërgon në Kategorinë e Dytë. Në fakt kampioni është i gjatë dhe ka ende ndeshje tjera por kjo përballje ndaj Kamzës është tejet vendimtare për basketbollistët e Vllaznisë.

Trajneri i ekipit Fation Taraboshi por edhe gjithë lojtarët e skuadrës kanë një mesazh për të gjithë tifozët. Ata kërkojnë që shkallët në pallatin e sportit pasditen e 19 tetorit në ora 17:00 të mbushen plot për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës për të arritur fitoren që i çon në vendin e pestë.

Me praninë e tifozëve mund të jetë shumë më e lehtë për shkodranët ndaj edhe kërkojnë që pallati i sportit “Qazim Dervishi” të mbushet me tifozë në mbështetje të Vllaznisë. Basketbollistët janë në një situatë të vështirë këtë sezon ndryshe nga disa vite më parë kur shkëlqenin duke fituar tituj kampion.

Kështu skuadra pasditen e 19 tëtorit ka nevojë për tifozët më shumë se kurrë ndaj edhe kërkohet mbështetja e tyre. Të giithë duhet të jenë të pranishëm në pallatin e sportit për të dërguar ekipin e tyre drejt një fitoreje ndaj Kamzës.

Artikulli paraprakPO VIDHNIN KAMIONIN ME 7 MIJË LITRA NAFTË TE TAP, KAPEN TRE AUTORËT
Artikulli tjetërEKSTRADOHEN NË RINAS, TRE TE DENUAR PER VEPRA TE NDRYSHME