Në seancën e sotme ku pritet të votohet në rend dite ligji për lojërat e fatit, deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, zbuloi disa mesazhe kërcënuese që kanë ardhur në telefonin e tij.

Ai tha se ka një përgjigje për të gjithë ata që kanë kërcënuar pas vendimit për mbylljen e kazinove dhe pikave të basteve.

“Unë dhe kolegët e Komisionit të Ekonomisë i kemi dëgjuar të gjithë. “Ti dhe ju po i hiqni bukën fëmijëve të mi, dhe ne do merremi me fëmijët tuaj”.

Mesazhi standart i dërguar në telefon. Kam një përgjigje për atë dhe ata: Kush nga ju mendon se ne jemi të dobët, po bën gabimin e jetës. Nuk e bëni dot atë ligj, nuk do e votoni dot. Ja do ta shihni.

Ata që mungojnë sot këtu kanë një përgjegjësi të madhe për hapjen e lojërave të fatit. Ne nuk tërhiqemi nga betejat tona. E bëmë ligjin, do e votojmë sot,” tha Braçe.

Teksa i cilësoi të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe kërcënuese cinik, Braçe tha se PS nuk ka favorizuar nga ana fiskale kurrë këto aktivitete.

“”Ju i përhapet, i shumëfishuat dhe me disa herë’-(sms i dërguar). Nuk i bëri populli. Përgjigja për këta cikin që vinë më tepër nga politika, pa asnjë lloj diskutimi duhet të jetë e qartë. S’ka ndodhur që ti shmangemi përgjegjësve.

Secila nga agjencitë tona ligj zbatuese ka përgjegjësi për moszbatimin deri në fund të ligjit që është sot në fuqi. Por s’ka ndodhur kurrë që PS të ketë favorizuar nga pikëpamja fiskale këtë aktivitetet.

S’ka ndodhur kurrë që PS të ketë bërë favor fiskal për këtë aktivitet. Dëshmitë janë në ligjet e miratuara. Ligjet janë publike. Veprimi kundër tyre ka qenë i qartë dhe publik kundër lojërave të fatit”, tha Braçe.