LERA: DO TË USHTROJMË KONTROLLE, KUSH PUNON NË TË ZEZË DO TË NDËSHKOHET.Drejtori i kontrollit tatimor Pal Lera i ka dhënë përgjigje akuzave të një dite më parë të drejtorit rajonal të bujqësisë se një numër i madh baxhosh punojnë në të zezë dhe se është detyrë e drejtorisë rajonale të tatimeve të ushtrojnë kontrolle. 

Deri tani thotë drejtori Lera drejtoria e tatimeve nuk ka patur asnjë informacion nga drejtoria e bujqësisë për baxhot që punojnë në të zezë.Për ato baxho që janë të regjistruara si biznes i vogël dhe kanë një aktivitet më të madh do ketë kontrollet dhe masa ndëshkimore.ditë më parë në “Star Plus” drejtori i bujqësisë Mustaf Kraja tha se një prej arsyeve që fermerët nuk kanë marrë subvencionime për qumështin eshte edhe puna në të zezë e baxhove.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/OeluUiT9at8?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]