DREJTUESIT E SKUADRËS NISEN DREJT GJERMANISË E PËRFUNDOJNË NË ITALI. Është rikthyer si një udhëtim turistik për drejtuesit e skuadrës së Vllaznisë, gjetja e bazës materiale për sezonin e ri futbollistik. Pikërisht, Kalamishi, Grima e Neziri pak ditë më parë udhëtuan drejt Gjermanisë për të siguruar bazën materiale me një kompani gjermane.

Në fakt kjo lëvizje bëri një përshtypje pasi ishte thënë disa kohë më parë që klubi kishte bërë një kërkesë tek Onze në Itali për të furnizuar skuadrën e parë, ekipin e femrave dhe të akademisë me bazë materiale me një vlerë financiare prej 10 mln lekësh. Por kjo u mohua duke theksuar se kompania italiane kishte kërkuar një vlerë më të madhe financiare, dhe gjithë lëvijza në gjermani u bë për një cmim akoma më të ulët. Por tashmë nga burimet zyrtare të klubit vjen lajmi se ekipi i parë i Vllaznisë, ai i femrave por edhe të gjithë ekipet e Akademisë Vllaznia do të vishen me “Onze” për sezonin e ri futbollistik. Në fakt, drejtuesit e Vllaznisë kishin ofertë edhe nga një kompani gjermane e për këtë arsye, administratori drejtuesit, udhëtuan drejt Shtutgartit duke mos arritur marrëveshjen e duhur.Ndërkohë thuhet që pas këtij dështimi në skenë u shfaq sërish “Onze” duke rikthyer bashkëpunimin e katër viteve më parë. Gjithsesi, duhet theksuar që të pakten baza materiale është siguruar për tëgjitha ekipet që mbajnë emrin e Vllaznisë për sezonin e ri futbollistik. Përsa i përket ekipit, trajneri Luan Zmijani me dtaën 15 Qershor do të fillojë seancat stërvitore, ku gjatë kësaj kohe do të vazhdohet të punohet për realizimin e merkatos dhe arritjen e përforcimeve të duhura. Prandaj pas fillimit të stërvitjes do të shihen dhe lëvizjet e mundshme që do të bëhen në kampin shkodran.

Artikulli paraprakBASHA NË DAJÇ: ME 21 QERSHOR VOTA PËR VOLTANA ADEMIN
Artikulli tjetërRAMA SOT NË SHKODËR, NË MBËSHTETJE TË PROJEKTEVE TË KETI BAZHDARIT