KANDIDATJA E PS-së TAKOHET ME PËRFAQËSUES TË BIZNESIT TË VOGËL. Konsultimi me biznesin e vogel duke e pare si gjeneruesin e zhvillimit ekonomik ishte thelbi I takimit konsultativ te organizuar nga kandidatja per kryetare bashkie Keti Bazhdari dhe stafi I saj ne kuader te konsultimeve me grupet e interest per perfundimn e pergatitjs se platformes elektorale.

Puna per hartimin e planit drejtues te bashkise Shkoder per kater vitet e ardhshme ka qene e madhe ndersa vendin kyç e ze bashkepunimi I ngushte me grupet e interest duke I perfshire ata ne menyre te drejtperdrejte ne vendimmarrje prane  Bashkise Shkoder. Sipas zonjes Bazhdari ky takim nuk sherben per te bere politike por per te finalizuar  programin dhe per te filluar bashkepunimin dhe mareveshjet per te drejtuar ne menyren me te mire te mundshme ne 4 vitet e ardhshme . Ankesat ishin te shumta  dhe  vendin kryesore e zune çeshtjet e taksave dhe tarifave ndryshimi I te cilave nuk  u eshte bere I ditur pronareve dhe as nuk jane pyetur fare. I pranishem ne kete takim nje perfaqesues nga tregu I cili pritet te shembet, prane stadiumit “Loro Boriçi”  shfaqi shqetesimin per 300 familjet e tregtareve  qe do mbeten pa burime  financiare jetese. Kandidatja per kryetare bashkie Keti Bazhdari I shpjegoi perfaqesuesit te tregut se ishte ne dijeni te ngerçit. Sipas kandidates per kryetare bashkie duhet patjeter te gjenden forma ligjore qe prane bashkise te ngrihen keshilla perfaqesimi qe do ndihmojne ne miremenaxhimin e sherbimeve ne funksion te rregullit dhe zhvillimit.