Media prestigjioze britanike trajton kontekstin historik, miqësinë, aleancat dhe dështimet e pushtetit totalitar në Shqipëri. “Kreu i regjimit komunist, Enver Hoxha duke u frikësuar nga pushtimi gjatë Luftës së Ftohtë,

e detyroi vendin e tij të ndërtonte dhjetëra dhe mijëra bunkerë. Ndonëse regjimi komunist ka kohë që ka rënë, shumë prej tyre ekzistojnë ende”, kështu e nis reportazhin “BBC”.

Duke e cilësuar Shqipërinë si vendin më të izoluar të Europës përgjatë periudhës komuniste,”BBC” shkruan se shumë bunkerë janë shkatërruar në kohën kur Shqipërisë iu hapën dyert e lirisë pas dëbimit të sistemit, por një pjesë të tyre i gjen gjithandej nga veriu gjer në jug të Shqipërisë.

Një nga vendet e vizituara, ku janë hasur gjurmët e Shqipërisë totalitare, është edhe Orikumi. “Është një mëngjes pranvere dhe dielli tashmë është i nxehtë.

Unë jam duke ecur nëpër rrënojat e Orikumit, një vendbanim në epokën romake që shtrihet në fundin jugor të gjirit të Vlorës, në bregdetin e Adriatikut në Shqipëri”, shkruhet në reportazh.

Artikulli paraprakPRAGNDESHJA VLLAZNIA-VORA, TRAJNERI I VLLAZNISE: DO JAPIM MAKSIMUMIN
Artikulli tjetër“BUXHETI 2019”, AHMETAJ: TË REGJISTROHEN PRONAT, TAKSA JO “KUTURU”