Një operacion i përbashkët kundër krimit, trafikut të armëve dhe drogës me origjinë Ballkanin Perëndimor është ndërmarrë javën e parë të shtatorit.

Gjatë këtij operacioni që u ndërmor nga 5-9 shtator u angazhuan 8. 300 forca policie nga 28 shtete si dhe janë ushtruar 482 mije kontrolle, këtu përfshihen kontrollet e personave, makinave mjediseve të ndryshme.

Operacioni koordinohej nga EUROPOL dhe EMPACT, dhe pjesë e tij ishin dhe policia e Shqipërisë, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia, Bosnje Hercegovina

Gjithashtu u angazhuan dhe Frontex dhe interpol. Pesëdhjetë e gjashtë përfaqësues nga Frontex shoqëruan oficerët në terren.

“Faza përgatitore daton herët në 2018 me takime operacionale dhe aktivitete për grumbullimin e informacionit. Gjatë kësaj kohe qindra informacione janë shkëmbyer mes partnerëve lidhur me persona të dyshuar.

Janë arrestuar 32 persona të dyshuar, sekuestruar armë luftarake si dhe janë ushtruar kontrolle në 60 banesa” thuhet në një njoftim të Europol.

Rezulati i operacionit 5-9 shtator sipas EUROPOL :148 te arrestuar;13 per trafik klandesitesh;71 per kalim te paligjshem emigrantesh;36 per trafik droge;

3 per trafik armesh;5 per trafik droge dhe armesh;16 per mashtrim me dokumente;4 persona te tjere te arrestuar (nuk jepet akuza);

Jane sekuestruar:159 arme zjarri, eksplozive dhe armë të tjera. 1462 cope municione
286 kg drogë;

Janë identifikuar:22 raste mashtrimi me viza;40 raste falsifikimi dokumentesh;612 raste te hyrjes se klandestineve;178 raste te refuzimit te hyrjeve.

Qendra e operacionit ishte Haga dhe gjatë këtij operacioni janë arrestuar trafikantë klandestinësh, emigrantë ilegalë, refugjatë, trafikantë droge, trafikantë armësh dhe falsifikatorë dokumentesh.