KRERËT E SERBISË DHE KOSOVËS JANË FTUAR NË NJË TRYEZË SË BASHKU. Bashkimi Europian është i vendosur për të mbajtur në një tryezë liderët e kosovës dhe serbisë për normalizimin e marrëdhënieve dhe zgjidhjen e cështjeve të mbetura pezull. Krerët më të lartë të Serbisë dhe Kosovës janë ftuar për të marrë pjesë në një takim trepalësh që do të zhvillohet në Beograd nga datat 31 tetor deri në 2 nëntor.

Në një intervistë për të përditshmen serbe Danas, të president të grupit kombëtar serb të këtij organizimi, në tryezë është ftuar për të marrë pjesë edhe presidentja e Kovoës Ahtifte Jahjaga, kryeministri serb, Aleksandar Vucic, ministra të Qeverisë serbe, si dhe liderë tjerë rajonalë. Takimi do të zhvillohet në hotelin “Kraun Plaza” në Beograd dhe do të jetë “me dyer të mbyllura” për publikun. Sipas përfaqësuesit e beogradit Prania e presidentes së Kosovës nuk do të ishte problem për sa kohë Prishtina dhe Beogradi kanë nënshkruar marrëveshjen e Brukselit. Vetë presidentja ende nuk e ka vendosur nëse do të niset drejt Beogradit apo jo.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/-7a060tU69w?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]