Bashkimi Evropian e ka cilësuar vendimin e Kosovës, për rritjen e taksës në 100% ndaj produkteve serbe, si shkelje të marrëveshjes së CEFTA-s.

Përmes një njoftimi për media, përfaqësuesja e Bashkimit Europian, Federica Mogherini ka kërkuar nga shteti i Kosovës që ta revokojë menjëherë këtë masë.

“Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për ta rritur taksën mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnja në 100%, është shkelje e qartë e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë CEFTA, dhe frymës së MSA-së ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Më tej ky vendim përkeqëson situatën pas taksës së parë prej 10% javën e kaluar. Qeveria e Kosovës duhet ta revokojë menjëherë këtë vendim”, thuhet në njoftimin për media të zyrës së Mogherinit.

Vendimi për rritjen e taksës ka shkaktuar reagime edhe në Serbi e Bosnje e Hercegovinë. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka mbledhur së fundmi Këshillin e Sigurisë, ndërsa ministrat e qeverisë serbe e kanë cilësuar këtë vendim si skandaloz.

Paraditen e sotme, qeveria e Kosovës e ndryshoi vendimin e 6 nëntorit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), e cila asokohe vendosi 10% masë mbrojtëse për produktet e importuara me origjinë nga Serbia e Bosnje e Hercegovina.

Gjatë mbledhjes, ishte ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala që propozoi ndërrimin e masës nga 10 në 100 për qind për produktet e importuara